
Sot pesë vjet u nda nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare Shasivar Makolli – Çali
26 prill 2021
| 11:17
Sot bëhen pesë vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare, Shasivar Makollit – Çalit.
Në 3-vjetorin e vdekjes, Çalit i ishte ndarë “Urdhri i Lirisë” në atë kohë nga president Hashim Thaçi.
Shasivar Makolli tërë jetën ia ka kushtuar kombit shqiptar.
Sot në përvjetorin e pestë të vdekjes së Çalit, atë e ka përkujtuar veprimtari Bardhyl Mahmuti, i cili ka thënë se sot Shasivar Makolli u mungon shumë.
“Në 5 vjetorin e vdekjes!
Përkujtojmë heroin e Çështjes Kombëtare Shqiptare, Shasivar Makolli!
Na mungon shumë miku im i çmuar!
Foto nga përkujtimi përpara pandemisë!”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” veprimtari Bardhyl Mahmuti.