Sot pritet të arrijë në Kosovë grupi i dytë i refugjatëve afgan

30 gusht 2021 | 09:06

Një grup tjetër prej refugjatëve afganë pritet që të arrijnë sot në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur, gjatë një konference për media, mbrëmë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai ka thënë se koha e saktë se kur do të arrijnë varet nga organizimi i aleatëve ndërkombëtarë.

“Fluturimet e ardhshme pritet të ndodhin qysh nesër. Kemi konfirmimet e radhës për aterrimet e ardhshme. Është çështje organizimi i aleatëve tanë sa i takon fluturimeve apo nisjeve të avionëve të tyre për në Kosovë”, ka thënë Sveçla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, deputeti e lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli mbush 70…