Sot protestojne banorët e rrugës “Muharrem Fejza” në Prishtinë

22 korrik 2021 | 08:07

Banorët e rrugës “Muharrem Fejza” në Prishtinë me rrugët lidhëse do të protestojnë sot për shkak të vonesave të punimeve për gjendjen e rrugëve.

Sipas banorëve, punimet që kanë filluar tash e katër muaj po pengojnë hapësirat për ecjen e këmbësorëve, ndërsa personat me nevoja të veçantë kanë mbetur të mbyllur.

“Ne banorët e rrugës ‘Muharrem Fejza’ me rrugët lidhëse, me datë 22/07/2021, ditë e enjte, në ora 18:00, te rrethi që lidhë “Rrugën B” me rrugën ‘Muharrem Fejza’ (te barnatoret), do të protestojmë për gjendjen e rrugës gjegjësisht punimet në rrugë. Punimet kanë filluar tash e katër muaj, dhe prej asaj kohe përditshmëria jonë është rënduar skajshëm”, thuhet në njoftimin për media.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim, ka thënë se…