Sot protestojnë punëtorët e KRM “Ambienti” në Pejë

10 shkurt 2022 | 08:16

Shoqata Sindikale e Kompanisë regjionale të mbeturinave “Ambienti” në Pejë sot organizon protestë, ndërsa kërkon të ndalen keqpërdorimet financiare.

Protesta mbahet sot nga ora 07:00 deri në orën 09:00 në oborrin e KRM “Ambienti” në Pejë.

“Ta pastrojmë njëherë veten, pastaj qytetet!”, është moto e protestës.

“’Deri kur?’, ‘Stop punësimet familjare e partiake’ ‘Ju naftë na pluhur’, ‘Stop keqpërdorimeve financiare’, ‘Jo shpërblime e benefecione vetes, por punëtorëve”, etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i ka reaguar…