Sot protestojnë punëtorët e Telekomit

16 nëntor 2020 | 08:21

Punëtorët e Telekomit të Kosovës protestojnë si dhe do ta fillojnë grevën e përgjithshme para Qeverisë së Kosovës lidhur me bllokimin e llogarive bankare.

Federata e Sindikatave të Pavarura të Postë-Telekomit të Kosovës (FSP-PTK) ka deklaruar se në vitet e fundit ka bërë maksimumin në denoncimet për kontratat e dëmshme dhe faktorët që kanë ndikuar në gjendjen aktuale të kompanisë, denoncime këto që i ka bërë në Prokurorinë e Shtetit dhe përmes mediave.

“Kompania ‘Dardafon’ (ish-‘Zmobile’) ka qenë dhe është kontratë kriminale, e cila Telekomit i ka shkaktuar humbje mbi 200 milionë euro”, thuhet në njoftim.

“Me datën 26.10.2020 për herën e dytë, Telekomit të Kosovës nga zhvatësit Devollet i janë bllokuar llogaritë bankare. Bllokimi i dytë brenda 3 muajve dhe tërheqja e mjeteve financiare, ka rrezikuar operimin e kompanisë dhe mirëqenien e punëtoreve.

Prej datës 26.10.2020 e deri me tani, FSP-PTK ka bërë përpjekje për zgjidhjen e kësaj gjendje përmes dialogut social, mirëpo Aksionarit (Qeverisë të Republikës së Kosovës) nuk i kanë marre parasysh kërkesat tonë për një zgjidhje emergjente, që çon në ruajtjen e kompanisë, punëtorëve dhe rendit publike në Kosovë”, ka thënë FSP – PTK.

FSP-PTK thotë se shkatërrimi i Telekomit ka ardhur nga qeveritë dhe kjo gjendje duhet të zgjidhet nga qeveria sepse qeveria duhet të marrë përgjegjësi për pasurinë që menaxhon, kur dihet se Telekomi i Kosovës është pasuri e qytetarëve të Kosovës.

FSP-PTK këtë gjendje e cilëson alarm i kuq, sepse në çdo moment janë duke u rrezikuar mbi 1 milion konsumatorë të Telekomit e pagat e punëtorëve.

“Ne si punëtorë nuk kemi rrugëdalje tjetër, vetëm të protestojmë, të protestojmë dhe të protestojmë, përkundër masave që ka ndërmarre qeveria për ruajtjen nga Covid-19″, ka deklaruar në fund FSP-PTK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë ka filluar procedurat…