Sot Ramize Murtezi-Shala promovon librin “Unë e përdhunuara”

21 dhjetor 2018 | 10:17

Sot në Librarinë “Dukagjini”, promovohet libri “Unë e përdhunuara” e autores, Ramize Murtezi Shala.

Promovimi bëhet në orën 18:00, ndërkaq çmimi i librit do të jetë me -20% zbritje gjatë promovimit.

Libri flet për betejën jetësore të një nëne të përdhunuar gjatë luftës bashkë me dy vajzat e saj njëra 10 e tjetra 7-vjeçare, për ta sjellë drejtësinë në vend dhe betejën për ta thyer heshtjen.

Libri bazohet në ngjarje të vërtetë!

Gjatë promovimit znj. Ramize Murtezi Shala do t’€ bashkohen në diskutim për librin:

Vasfije Krasniqi Goodman (video lidhje),
Prof. Rrahman Paçarizi,
Ambasadorja Vlora Çitaku,
Psikiatrja Mimoza Shahini dhe
Drejtoresha e KRCT Feride Rushiti!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas Agjencisë Evropiane të Statistikave (Eurostat), 167 mijë shqiptarë kanë…