Për 6 vjet, mbi 300 mijë shqiptarë e kanë braktisur atdheun

21 dhjetor 2018 | 09:34

Sipas Agjencisë Evropiane të Statistikave (Eurostat), 167 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil në vendet anëtare të Bashkimit Evropian për periudhën 2011-2017.

Ndërsa vetëm për 11 mujorin e vitit 2018 janë shtuar edhe 16 mijë aplikime të tjera, duke e çuar numrin total të aplikantëve në 183 mijë.

Më shumë se gjysma e individëve që kanë emigruar për periudhën 2011-2017 kanë aplikuar për azil. Azilantët përbënin 53% të të larguarve.

Kurse sipas INSTAT nga Shqipëria janë larguar gjithsej gjatë kësaj kohe 317 mijë persona, transmeton “TCh”. Viti 2015 shënoi rekordin më të lartë të numrit të azilantëve shqiptarë sipas të dhënave nga Eurostat, me 68 mijë e 900 aplikime. Pas atij viti flukset e azilkërkuesve në vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë qenë në rënie. Në 2016 numri i azilkërkuesve në vendet e BE-së ishte 32 mijë e 900 dhe në 2017-n ishte rreth 26 mijë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i kompanisë minerare, Ivo Celechovski, ka bërë me dije…