Sot, rrebeshe shiu

29 korrik 2025 | 08:29

Me shtim të vranësirave, gjatë natës pjesëve perëndimore të vendit, paraqiten rrebeshe shiu, që deri në orët e hershme të mëngjesit kalojnë edhe nga pjesë lindore. Temperaturat minimale zbresin në 15C e 17C. Ditën e martë, megjithë intervaleve me diell, zhvillohen vransira, që kohëpaskohe mund të shoqërohen me ndonjë rrebesh shiu. Frynë erë mesatare kryesisht nga veriu e verilindja, 5-10m/s. Temperaturat maskimale në rënie, luhaten ndërmjet 25C e 27C.

Vransira kalojnë ditën e mërkurë e të enjte, që kohëpaskohe mund të shoqërohen me riga lokale shiu. Nuk do të mungojnë edhe periudha me më shumë diell. Temperaturat maksimale zbresin në 24C e 25C, e ato minimale deri në 12C e 14C. Nga dita e premtë parashihet mot më stabil, me më shumë intervale me diell.

Të shtunën pasdite përreth viseve malore shfaqen kushte për ndonjë rrebesh të izoluar. Temperatura shënojnë një rritje lehtazi mbi normale, deri në 28C e 30C. Erërat frynë kryesisht të lehta dhe mesatare nga veriu e verilindja, 3-10m/s, njofton Mendimi për Motin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, në kohën kur ende s’kish…