Sot seancë, në rend dite dërgimi i FSK-së në Gaza

17 prill 2026 | 08:09

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancën e radhës. Pikë e rendit të ditës do të jetë vendimi i Qeverisë së Kosovës për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza.

Gjithashtu, gjatë seancës do të shqyrtohet edhe projektligji për Byronë për Konfiskimin dhe Sekuestrimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Po ashtu, në rend dite është edhe propozimi i dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, më 17 prill, pritet të jepen fjalët përfundimtare në…