Sot shqyrtohen aplikacionet për anëtarë të KGjK-së

02 prill 2026 | 08:37

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit do të mblidhet sot, për të diskutuar disa pika me rëndësi.

Pasi të miratohet rendi i ditës, në këtë Komision do të shqyrtohen aplikacionet për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Më pas, anëtarët e Komisionit do të njoftohen me raportin vjetor të punës së Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të ish të Burgosurve, të Dënuarve, të Përndjekurve Politikë dhe Komisionit të Ankesave.

Mbledhja është njoftuar të fillojë në orën 09:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një variant i ri i virusit SARS-CoV-2, që shkakton COVID-19,…