Sot testohen 33 persona të cilët janë të vendosur në karantinë në Qendrën  e Studentëve

05 prill 2020 | 12:43

Sot pritet të bëhet testimi i mostrave të 33 personave, të cilët janë vendosur para 14 ditësh në Qendrën e Studentëve, e cila me vendim të Qeverisë së Kosovës është lëshuar për karantinë.

Lajmi është bërë  me dije nga Ministria e Shëndetësisë. “Gjatë ditës së diel, pritet të testohen 33 persona të cilët në QS janë karantinuar më 21 mars 2020”,  ka njoftuar MSh-ja.

Po ashtu, kjo ministri ka bërë me dije se ashtu siç janë vendosur në karantinë, do të bëhet edhe testimi dhe nxjerrja nga karantina, e atyre që rezultojnë negative në testimet për koronavirus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi Olimpik i Kosovës i xhudos ka pozuar me letër…