Sot varrosen vëllezërit nga Deçani që vdiqën në Gjermani

16 tetor 2020 | 08:16

Dy vëllezërit nga fshati Ratishë e Deçanit që u mbytën nga treni në qytetin Bruckberg të Gjermanisë do të varrosen sot në orën 15:00 në varrezat e fshatit. Këtë lajm e ka dhënë kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, në një njoftim në “Facebook”.

“Të dashur qytetarë, Ju njoftoj se, nesër ditë e premte, në ora 15:00, do të bëhet varrimi i Hasan dhe Blerian Arifaj, në varrezat e fshatit Ratish i Epërm. Ceremonia e varrimit do të organizohet nga Institucionet Lokale të Deçanit. Ngushëllime familjes Arifaj dhe të gjithë qytetarëve për humbjen tragjike”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reshjet e shiut kanë përfshirë sonte Komunën e Istogut me…