Shi i rrëmbyeshëm në Istog (video dhe foto)

16 tetor 2020 | 00:33

Reshjet e shiut kanë përfshirë sonte Komunën e Istogut me ç’rast rruga që të shpie tek “Sheshi i Gjakut” është bllokuar nga vërshimet e shiut.

Kjo shihet në disa pamje të dërguara nga një lexues i Gazetës “Epoka e re”:

No description available.

 

Kujtojmë se Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka paralajmëruar gjatë ditës së sotme (e hënë) se mund të ketë vërshime në rajonin e Dukagjinit.

No description available.

“Reshjet të cilat priten të fillojnë përgjatë orëve të pas ditës së sotme datë 15/10/2020 fillimisht do të përfshin pjesën perëndimore të Kosovës (zona malore), duke vazhdua me intensitet të shtuar në drejtim të pjesës veri – perëndimore”.

No description available.

IHMK-ja ka paralajmëruar se vërshimet më të mëdha do të ndodhin përgjatë orëve të para të ditëve të nesërme.

Sipas IHMK-së,  si pasojë e kësaj, do paraqitën mundësi për shembje dheu dhe vështirësi në komunikacion.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë se është tepër…