
Sot varroset 26-vjeçarja nga Peja që u godit me veturë nga polici
05 maj 2025
| 10:27
Më 1 prill, në Qyshk të Pejës, ndodhi një aksident i rëndë ku një 26-vjeçare ishte goditur nga një veturë që drejtohej nga një polic jashtë detyrës zyrtare.
Derisa dje u dha lajmi i hidhur se Zana Gjevukaj, ka vdekur.
Familja njofton se e ndjera do të varroset sot.
Ceremonia e varrimit do të bëhet në varrezat e qytetit të Pejës me fillim nga ora 17:00.
“E pamja do të jetë dy ditë dhe do të mbahet të ‘Restaurant BACA’ në Pejë (të stacioni i Trenit) më datë 06 dhe 07.05.2025. Ju falënderojmë për pjesëmarrjen dhe ngushëllimet tuaja në këtë momente të vështira për familjen tonë”, njofton familja.