Sot vazhdon gjykimi ndaj Pjetër Shalës

01 maj 2023 | 00:54

Gjatë ditës së nesërme Dhomat e Specializuara të Kosovës vazhdojnë gjykimin ndaj Pjetër Shalës.

Seanca ndaj Pjetër Shalës pritet të nis nga ora 9:30 sipas kalendarit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Gjatë ditës së sotme (e hënë), tre dëshmitarë pritet të japin dëshmitë e tyre përmes video-lidhjes.

Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Gjatë javë së kaluar, Mbrojtja e Pjetër Shalës e ka dorëzuar dosjen paraprake në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në raundin e dytë të zgjedhjeve që u mbajtën këtë…