Sot vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

04 shtator 2023 | 00:00

Gjatë ditës së sotme (e hënë) në Dhomat e Specializuara të Hagës pritet të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Seanca do të nis nga ora 09:00.

Theksojmë se gjatë javës së kaluar është dëgjuar dëshmitari i tetëmbëdhjetë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Seanca ka vazhduar të jetë e mbyllur për publikun dhe dëshmitari ka dëshmuar nën masa mbrojtëse.

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka nisur me 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një video e postuar nga marina e Ukrainës thuhet se…