Sot zgjedhet kryetari i ri i LDK-së

14 mars 2021 | 07:27

Sot, 355 delegatët e kuvendit të LDK-së mblidhen për të zgjedhur pasardhësin e Isa Mustafës, i cili ka paralajmëruar dorëheqjen nga drejtimi i partisë, pas rezultatit të dobët në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Dy nënkryetarët e partisë, Lutfi Haziri e Anton Quni dhe anëtarët e kryesisë, Lumir Abdixhiku dhe Besian Mustafa, kanë shpallur publikisht kandidaturat e tyre, por ata do të jenë zyrtarisht në garë, vetëm nëse marrin aprovimin e 178 anëtarëve të kuvendit.

Statuti i LDK-së përcakton se kandidaturat për kryetar, duhet të marrin mbështetjen e 50 për qind, plus një, të delegatëve të kuvendit.

LDK-ja në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë 12,73 për qind të votave, 15 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atletico Madridi nuk ka marrë më shumë se një pikë…