Sot zgjidhet kryetari i FFK-së

06 korrik 2018 | 11:53

Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit të FFK-së do të mbahet sot (e premte) nga ora 17:00.

Ky kuvend do të mbahet në Hotel “Emerald” dhe do të zgjidhet pasuesi i Fadil Vokrrit, i cili javë më parë papritmas ndërroi jetë si pasojë e një sulmi në zëmër. Fadil Vokrri ishte mjaft i suksesshëm si kryetar i FFK-së, pasi arriti t’i thyejë barrierat ndërkombëtare për pranimin e futbollit të Kosovës në UEFA dhe FIFA.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është mbajtur në Prishtinë konferenca me temën: “Programi për trajnime…