Sot zhvillohen dy ndeshje në Ligën Unike

30 nëntor 2022 | 10:55

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e dytë në Ligën Unike të Femrave. Në xhiron e parë fitore shënuan skuadrat nga Shqipëria në tri përballjet ndaj atyre të Kosovës.

Takimi i parë zhvillohet ndërmjet Bashkimit dhe Prishtinës, që pritet të jetë shumë interesant, për faktin se të dyja skuadrat kanë ambicie të mëdha në këtë edicion.

Vashat prizrenase nuk kanë pësuar asnjë humbje në Superligën e Femrave në Kosovë, kurse ato prishtinase janë kampione të Ligës Unike dhe synojnë mbrojtjen e titullit. Në këtë edicion janë përballur një herë, në Superligën e Femrave, ku fituan prizrenaset 75:65.

Përballja e dytë zhvillohet në mes të Flamurtarit dhe Penzës në Vlorë. Skuadra vlonjate e ka nisur me fitore dhe, gjithashtu, e fitoi edhe Superkupën Mbarëkombëtare, trofe që një edicion më herët e kishte fituar skuadra pejane. Sfida në mes të kampiones së Shqipërisë dhe Kosovës pritet të jetë shumë interesante.

Ndeshja e fundit zhvillohet ndërmjet skuadrave tiranase Partizanit dhe Tiranës, që e nisën edicionin e ri me fitore dhe shpresojnë ta vazhdojnë serinë pozitive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një oficere e Policisë Metropolitane, e cila u pezullua pasi…