Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e basketbollit 

29 tetor 2020 | 11:14

Sot (e enjte) do të zhvillohen dy ndeshje interesante në Prizren. Ponte Prizreni – Golden Eagle Ylli do të jetë një takim shumë interesant, me të dy skuadrat që janë përforcuar dhe kanë synime të mëdha në edicionin e ri.

Java e parë do të përmbyllet me ndeshjen ndërmjet Bashkimit dhe Trepçës, po ashtu dy rivalë të vjetër. Bashkimi ishte finalist i Superkupës, kurse mitrovicasit siguruan mbijetesën në elitë, duke mundur AS Prishtinën në “play-out” dhe shpresojnë se do të kenë një edicion më të suksesshëm se ai i kaluari.

Takimet do të zhvillohen pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së.

Superliga – Java 1

Të enjten takohen:
17:00 Ponte Prizreni – Golden Eagle Ylli
19:30 Bashkimi – Trepça

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politikani shqiptar nga Mali i Zi, Dritan Abazoviq, është kërcënuar…