Sot zhvillohen ndeshjet e xhiros së gjashtë në Superligë

25 shtator 2025 | 11:22

Nuk ka pushim për elitën e futbollit të Kosovës, pasi Superliga do të vazhdojë me ndeshjet e xhiros së gjashtë që do të luhen sot (e enjte), ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

Katër duele do të nisin në orën 15:00, ndërsa xhiroja do të mbyllet me duelin e orës 20:15 ndërmjet Prishtinës dhe Prishtinës së Re që luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Gjatë ditës do të ketë përballje interesante, ku pothuajse të gjitha mund të vlerësohen si ndeshje derbi. Në Suharekë, Ballkani e pret kampionen në fuqi, Dritën, kurse në Klinë do të përballen Dukagjini me Llapin. Skuadra e Drenicës luan në udhëtim te Gjilani, ndërsa Malisheva e pret në shtëpi skuadrën e Ferizajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të vizitës së saj në Nju-Jork, presidentja e…