Sot zhvillohen ndeshjet në Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

14 prill 2022 | 11:28

Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës mëson mbrëmjen e sotme skuadra gjysmëfinaliste dhe janë disa ndeshje mjaft interesante në program.

Atalanta-Leipzig dhe PSV Leicester luhen prej orës 18:45. Sfidat e para janë mbyllur në barazim dhe sot do të ketë një tjetër betejë për të siguruar kualifikimin dhe vetëm fitorja u bën punë këtyre skuadrave.

Në orën 21:00 luhen duelet e tjera. Në Ligën e Evropës pa asnjë dyshim sytë janë nga Barcelona, që pret Eintracht Frankfurt dhe në “Camp Nou” duhet të fitojë. Në Gjermani ka barazuar.

E njëjta situatë edhe për Lyon kundër West Ham, kurse Braga është e vetmja që ka fituar (1-0) dhe tani duhet të përballojë Rangers dhe tifozët e tyre në Skoci.

Në Ligën e Konferencës, Roma duhet të përmbysë humbjen e parë (1-2) që pësoi ndaj Bodo/Glimt në Norvegji. Marseille e ka fituar duelin e parë kundër PAOK dhe në Greqi i mjafton edhe një barazim, kurse Slavia Prague-Feyenoord kërkon një fitues. Dueli i parë në Holandë ka përfunduar 3-3.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City u kualifikua në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve…