Guardiola: U mbrojtëm se nuk kishim zgjedhje tjetër

14 prill 2022 | 11:23

Manchester City u kualifikua në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve dhe Pep Guardiola u fut në histori, pasi ka shkuar 9 herë në këtë fazë, 4 herë me Barcelonën, 3 herë me Bayern dhe dy herë me “Qytetarët”, si asnjë trajner tjetër.

Kundër Atletico Madrid anglezët vuajtën dhe trajneri spanjoll pas ndeshjes deklaroi: “Në pjesën e dytë ata luajtën më mirë, nuk arritëm të rikuperonim topin shpejt. Në 180 minuta, ata luajtën më mirë vetëm në 45 minutat e fundit”.

“Nuk mund të bëjmë gjithmonë nga 3-4 gola. Nuk e zotëruam topin dhe nuk mund të dominonim lojën në pjesën e dytë. U mbrojtëm? Nuk kishim zgjedhje tjetër. Tani le të festojmë. Për ne është një sukses i madh dhe jam shumë i lumtur që arritëm këtë objektiv”.

“Në pjesën e parë kishim mundësi për të shënuar, por në përgjithësi e merituam kualifikimin. Atletico na detyroi të mbroheshim. Nuk na pëlqen, por nuk kishim zgjedhje tjetër. Publiku e mbështeti shumë skuadrën kundërshtare”.

“Kisha thënë që ka skuadra që mbrohen me shumë lojtarë dhe atyre është e vështirë t’u bësh gol. Shtypi thotë që Simeone luan gjithmonë në të njëjtën mënyrë. Unë kam thënë gjithmonë fjalë të mira për Atleticon”, përfundoi Guardiola.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës për organizim dhe zgjedhje,…