Sot zhvillohet derbi Liverpool – City

10 mars 2024 | 10:33

“Anfield Road”, do të jetë arena e përballjes së dy gjigandëve të futbollit anglez.

Liverpool dhe Manchester City, do ta sfidojnë njëri-tjetrin, ndoshta në ndeshjen vendimtare për titullin e kampionit.

Loja nis nga ora 16:45. Aktualisht “The Reds” gjenden në vendin e dytë me 63 pikë, një më shumë se “Citizens”, që është në vendin e tretë.

Fitorja për cilëndo nga këto dy skuadra, do të nënkuptonte vendin e parë, qoftë edhe përkohësisht.

Sipas statistikave, Liverpool prin sa i përket fitoreve ndaj Cityt.

Deri më tani skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp është përballur 195 herë me skuadrën e kaltër nga Manchesteri.

Nga ato, Liverpool i ka fituar 93 lojë, 52 kanë përfunduar me barazim derisa ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola, i ka 50 fitore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elvis Xhaferi, 45 vjeçar, nëpërmjet thirrjeve të vazhdueshme telefonike dhe…