Sot zhvillohet derbi Peja – Bashkimi

02 dhjetor 2020 | 08:35

Në mesjavë do të zhvillohen dy duelet e mbetura të xhiros së katërt në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll. Një sfidë shumë interesante është ndërmjet Pejës dhe Bashkimit.

Pejanët kanë tri fitore dhe asnjë humbje deri më tani, duke qenë skuadra e vetme pa humbje në elitën e basketbollit, kurse prizrenasit kanë një fitore dhe tri humbje. Dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës shpresojnë në paraqitje të mirë të mërkurën, në sfidën që zhvillohet nga ora 15:00 në ‘Karagaçi’. Ndeshja tjetër do të zhvillohet ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit.

“Bardhekaltrit” kanë një fitore dhe dy humbje në këtë edicion, kurse therandasit tri fitore dhe një humbje. Ndeshja do të zhvillohet të enjten në palestrën “Don Bosko”. Po ashtu në mesjavë zhvillohet ndeshja e mbetur e xhiros së katërt në Superligën e Femrave, Kosovahome Prishtina-Penza. Të dy skuadrat kanë nga tri fitore dhe tri humbje në këtë edicion deri më tani në elitën e femrave.

Prince Caffe Superliga – Java 4

Të mërkurën takohen:
15:00 Peja – Bashkimi

Të enjten takohen:
15:00 Sigal Prishtina – Golden Eeagle Ylli

Superliga e Femrave – Java 4

Të enjten takohen:
16:30 Kosovahome Prishtina – Penza

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një eurodeputet hungarez i partisë anti-gay të kryeministrit Viktor Orban…