Sot zhvillohet ndeshja Drita – Llapi

03 dhjetor 2020 | 11:51

Ndeshja e mbetur e javës së parë në Superligën e Kosovës në futboll, ndërmjet Dritës dhe Llapit, do të zhvillohet sot (e enjte), në stadiumin e qytetit në Gjilan nga ora 13:00.

Kjo ndeshje ishte shtyrë për shkak të pjesëmarrjes së Dritës si kampione e Kosovës në garat evropiane. Drita aktualisht pas 13 ndeshjeve të zhvilluara zë pozitën e dytë me 30 pikë, derisa Llapi pas 14 ndeshjeve të luajtura ka 11 pikë në pozitën e parafundit.

(Epoka e re) 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fillimet e saj ajo guxoi me botën virtuale, duke…