Sot zhvillon dy derbi në Superligë

21 tetor 2020 | 08:52

Tri ndeshjet e tjera të Superligës për javën e shtatë zhvillohen sot (e mërkurë), kurse dy prej tyre janë derbi.

Vëmendja do të jetë në Suharekë, ku lideri i elitës, Ballkani, e pret skuadrën kampione në fuqi, Dritën e Gjilanit. Të dyja këto skuadra do ta kërkojnë maksimumin e pikëve. Vendasit duan ta thellojnë diferencën ndaj kundërshtareve, kurse mysafirët synim kanë rikthimin në pozitën e dytë dhe ngushtimin e diferencës me kryesuesit.

Ndeshje interesante do të jetë edhe ajo në mes të Feronikelit dhe Prishtinës. “Nikli” në ndeshjen e fundit luajti baras me Trepçën ’89 (0-0), ndërsa Prishtina e mposhti Besën (4-0). Ndeshja e tretë që zhvillohet sot është në mes të Gjilanit dhe Trepçës ’89.

SUPERLIGA

Besa – Llapi 2-2
Drenica – Arbëria 0-1
Sot takohen:
Feronikeli – Prishtina
Ballkani – Drita
Gjilani – Trepça ‘89

Tabela

1. Ballkani 6 16 pikë
2. Arbëria 7 11
3. Drita 4 10
4. Gjilani 6 9
5. Prishtina 5 8
6. Drenica 6 8
7. Trepça ’89 6 7
8. Feronikeli 6 6
9. Besa 7 4
10. Llapi 6 2

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Bokien Abazi, ka folur…