Abazi: Çështja e Çamërisë prek të gjithë shqiptarët

21 tetor 2020 | 08:51

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Bokien Abazi, ka folur në lidhje me arrestimin që i është bërë dje nga forcat e rendit, gjatë rrugës për t’u bashkuar me protestën e organizuar për Çamërinë. “Të gjithë e dinë që çështja e shqiptarëve të Çamërisë nuk është një çështje e ngushtë dhe izoluar, por një çështje që prek gjithë shqiptarët. Ne pamë kërkesat e bëra publike dje, thirrjen që bëri shoqata ‘Çamëria’ dhe ato janë kërkesa që ne i kemi trajtuar publikisht si Vetëvendosje në Shqipëri; si çështja ndaj detit apo çështja e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë”, tha Abazi në emisionin “Opinion”.

Ai ka thënë se ndaj tij është ushtruar dhunë dhe kjo mund të vërtetohet nga kamerat e sigurisë. “Dhuna ka qenë evidente dhe në kamera. Njerëzit janë arrestuar qindra metra larg. Unë i kujtoj kryeministrit se 10 vjet më herët kam dërguar një ankesë në Gjykatën Kushtetuese, ku njëra nga pikat ishte transparenca. Më pak se 2 muaj më herët kryeministri tha se Greqia është në të drejtën e vet për zgjerimin në 12 milje. Çfarë ndodhi sot, përse nuk e shpalli Greqia të drejtën e vet? Kryeministri e pranoi në parim zgjerimin 12 milje, sot nuk e pranon më, por thotë Gjykatë Ndërkombëtare” shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, në emisionin…