Ballazhi: Hani i Elezit planifikon disa projekte kapitale për vitin 2027, përfshirë çerdhen, sheshin dhe muzeun

11 nëntor 2026 | 14:43

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, ka bërë me dije se për vitin 2027 janë planifikuar disa projekte kapitale.

Ai ka treguar se ndër projektet e planifikuara janë ndërtimi i çerdhes, sheshit të qytetit dhe muzeut, si dhe investime në infrastrukturën rrugore dhe në rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit.

“Për vitin 2027 është planifikuar ndërtimi i çerdhes, të cilën si komunë shpresojmë shumë ta përfundojmë me grant qeveritar. Përpos çerdhes, kemi planifikuar ndërtimin e sheshit të qytetit. Gjithashtu, është projekti i muzeut të qytetit, ku duhet të përfundojë faza e dytë, por për shkak të procedurave nuk ka përfunduar këtë vit. Pastaj është projekti ‘Bllaca ’99’, i cili është në faza të ndryshme. Për vitin e ardhshëm kemi planifikuar investime në infrastrukturën rrugore, sidomos në ato lokalitete ku është e nevojshme të intervenohet. Krahas kësaj, kemi planifikuar ndërrimin e gypave kryesorë të ujësjellësit, pra rehabilitimin e rrjetit”, është shprehur Ballazhi në një intervistë për “Epokën e re”.

Nuk jam i kënaqur me mbështetjen e qeverisë Kurti

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gazetari serb Radomir Dimiq ka deklaruar se Milan Radoiçiqi mund…