Ballazhi: Pres që PDK-ja të dalë më e fortë dhe më e bashkuar nga procesi zgjedhor
Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit dhe kryetari i Degës së PDK-së në këtë komunë, Mehmet Ballazhi, ka folur për procesin zgjedhor brenda kësaj partie.
Ballazhi ka thënë se pret që nga ky proces PDK-ja të dalë më e fortë dhe më e bashkuar.
“Jemi në një fazë jo aq të mirë të funksionimit si parti, sepse na mungojnë udhëheqësit kryesorë, të cilët kanë qenë edhe drejtues të luftës çlirimtare. Ne jemi duke punuar që t’i tejkalojmë vështirësitë që kemi. Të shohim se si do të ecim tutje pas zgjedhjeve që do të mbahen brenda partisë. Nga procesi zgjedhor pres të ketë rifreskim dhe forcim të partisë. Megjithatë, duhet të ketë angazhim maksimal që PDK-ja të dalë sa më e fuqishme dhe konkurruese nga zgjedhjet.
Besoj se do të dalim shumë më të bashkuar, për shkak se në zgjedhjet e brendshme partiake gjithmonë ka rifreskime dhe energji të reja. Personalisht mendoj se nga ky proces do të dalim shumë më të fuqishëm sesa jemi tani. I ftoj sidomos të rinjtë dhe të rejat që t’i bashkohen vizionit të PDK-së për të ardhmen e Kosovës. Mendoj se PDK-ja është partia e vetme e cila mund ta bëjë dallimin në qeverisje. Këtë e ka dëshmuar në të kaluarën, edhe pse propaganda kundër nesh ka qenë e madhe. Tashmë qytetarët e kanë kuptuar se adresa për transformimin e Kosovës është PDK-ja”, ka thënë Ballazhi në një intervistë për “Epokën e re”.
Nuk jam i kënaqur me mbështetjen e qeverisë Kurti



