Sot

06 gusht 2020 | 08:48

Kalimthi në të ikur dite
M’u shfaqe ti.

Nuk mund tè vazhdoja hapin mëtej
Doja ta ktheja kokën fytyrës tënde
Nga rrahjet e shpejta të zemrës
Sikur më ndaloj frymëmarrja e sosur.

Rrëbeshi i pikave të shiut mbi mua
Më bëri të ndaloj vetminë në mes të rrugës dhe të flas me të.

Me një mbyllje qepallash të lagura doja ta parafytyroja prapë atë dritë nuri që dikur ndrinte pranë meje.

Nga larg ndjeva një zë të më fliste
Ndalova në vend vura vëshët n’krah
Cepi i ombrellës më ra fytyrës
Më mbuloi një fragment floku të lagur.

Ishte një moment i ikur nga unë
Koha kur valoi nostalgjia ëndrrave
Me një rrëqethje shpirti u bëm njè me ëndrrën e ikur.

Atë ditë me lagështi gjethurinash
Mëngjesi ekzekutonte  melodi
me tingujt e hershëm të një kënge prekse që më mori me vete
Së bashku me momentin e shumëpritur.

04.08.2020
Valbona R.Hadri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koronavirusi është i dukshëm edhe nën mikroskopët më të mirë.…