Southamptoni i pakalueshëm për Unitedin

31 gusht 2019 | 15:47

Manchester United nuk ia del sërish! Ekipi i trajnerit Ole Gunnar Solskjaer u ndal në një barazim 1-1 në transfertën e vështirë ndaj Southamptonit. “Djajtë e kuq” ndalen në ndeshjen e tyre të tretë radhazi, pasi nuk fitojnë që prej javës së parë kundër Chelseat (4-0).

United nuk po arrin të dalë në nivelin e kërkuar, pavarësisht se e nisën sfidën shumë mirë. Ishte Daniel James që gjeti golin e avantazhit me një gol spektakolar.

Afrimi i merkatos së verë po merr rolin e liderit në një ekip që nuk shkon asgjë si duhet. Katër ndeshje, 3 gola për uellsianin. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e United.

Pjesa e dytë nis me ritëm tjetër dhe vendasit arrijnë shpejt të barazojnë rezultatin. Jannik Vestergaard në minutën e 58′ shfrytëzon një gabim të Lindelot dhe i vjedh kohën në një dyluftim ajror. Ai godet me kokë dhe përshëndet rrjetën për 1-1. United mundohet të reagojë, por nuk ia del mbanë të shënojë golin e fitores, pavarësisht se luajti me një lojtar më shumë për 20 minuta. Danso doli me të kuq në minutën e 73′ për shkak të një ndërhyrjeje trashanike, por vendasit u mbrojtën mirë dhe fituan një pikë me vlerë. Manchesteri tashmë është në krizë!.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të xhiros së parë të garave në Ligë…