Southamptoni rikthehet në Premier Ligë

26 maj 2024 | 22:31

Southampton rikthehet në Premier League.

Kjo pasi sonte triumfoi në ndeshjen e Playoffit kundër Leeds United, me rezultat minimal 0:1.

Pos rikthimit, kjo skuadër fitoi edhe 140 milionë funte apo mbi 164 milionë euro.

Rrugëtimi i Southamptonit në ligën elitare angleze përfundoi vitin e kaluar pas 11 vjetësh, pasi që patën një kampanjë të dobët, por pavarësisht se përfunduan një vend dhe tre pikë pas Leeds në vendin e katërt, janë ata që i bashkohen Leicester-it dhe Ipswich-ut në Premierligë.

Goli i vetëm në stadiumin ikonik të Londrës “Wembley” u realizua nga Adam Amstrong, në minutin e 24-të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Galatasaray është kampion i Turqisë. Këtë sukses, “Cim Bom” e…