Southamtoni sërish e dëshiron Bojën

02 qershor 2025 | 12:00

Sulmuesi Armando Broja nuk arriti të lë gjurmë në skuadrën e Evertonit dhe është rikthyer sërish në shtëpi, te Chelsea, por as në Londër nuk pritet të qëndrojë gjatë, pasi trajneri Marseca nuk e sheh pjesë të planeve të tij.

Dëshira e drejtuesve të klubit është të shesin Brojën, por nuk ndryshojnë qëndrim në lidhje me vlerën e kartonit të tij, kërkojnë të paktën 30 milionë euro. Sipas mediave angleze, në horizont për Brojën ka dalë sërish ish-ekipi i tij, Southampton.

Në radhët e “Shenjtorëve”, Broja kaloi periudhën e tij më të mirë në Premier Ligë ku gjatë sezonit 2021/22 luajti 38 ndeshje duke shënuar 9 gola dhe dhuruar 2 asistime. Southamtoni ra një kategori me poshtë këtë sezon, duke nisur nga viti i ri do të luajnë në Championship, por synojnë të rikthehen sa më shpejt në elitë, për këtë arsye janë vënë në kërkim të një sulmuesi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit të Kosovës ka prezantuar zyrtarisht tri prurjet…