Gjimshiti pritet të transferohet në Katar
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti sipas të gjitha gjasave karrierën do ta vazhdoj në Katar pasi do të largohet këtë verë nga Atalanta.
Bëhet e ditur se Gjimshiti do t’i bashkohet skuadrës Al-Rayyan pasi thuhet se 32-vjeçari ka pranuar ofertën për t’u zhvendosur në Katar. Po ashtu, mësohet se edhe Atalanta nuk do ti rezistoj ofertën prej gati 15 milionë eurosh për Gjimshitin, i cili ka kontratë me ekipin italian deri në vitin e ardhshëm.
Thuhet se Al-Rayyan ka plotësuar të gjitha kërkesat e Gjimshitit dhe pritet se shpejti të arrijë marrëveshjen edhe me Atalantan. Gjimshiti është pjesë e Atalantas prej vitit 2016 kurse në Itali ka luajtur edhe për Avellinon e Beneventon. Me fanellën e Atalantas, Gjimshiti sezonin e shkuar ka fituar Ligën e Evropës kurse këtë sezon ka regjistruar 47 paraqitje në të gjitha garat, duke kontribuar me 2 gola e po asistime.



