SpaceX shpall konkursin për të fituar një udhëtim falas në hapësirë

04 shkurt 2021 | 02:07

Ditën e djeshme ‘SpaceX’ shpalli një konkurs në të cilin një fitues me fat do të jetë në gjendje të bëjë një udhëtim shumë-ditor në hapësirë dhe kjo e gjitha falas.

Fituesi do të bashkohet me tre astronautë të tjerë privatë, raporton ‘The New York Times’ , në një nisje të planifikuar paraprakisht për këtë vit, që do të mbledhë para për spitalin e fëmijëve me kancer.

“Nëse do të arrini të gjitha ato gjëra të mëdha në hapësirë, gjithë atë përparim, atëherë ju keni një detyrim të bëni një të mirë të konsiderueshme këtu në Tokë, duke ndihmuar në kurimin e fëmijëve me kancer”, tha Jared Isaacman, një miliarder që po ndihmon në financimin e ekspeditës.

Isaacman, themeluesi i një shërbim pagese të quajtur Shift4, gjithashtu planifikon të bashkohet me nisjen – dhe pilotimin e kapsulës ‘SpaceX Crew Dragon’ që do të dërgojë katër persona në Hapësirë për disa ditë.

“Të ardhurat do të shkojnë në Spitalin e Fëmijëve St. Jude në Memfis”, tha ai.

Përkrah tij do të jetë fituesi i konkursit, një punëtor i kujdesit shëndetësor nga St. Jude’s dhe një sipërmarrës ende pa emër që merr pjesë në një konkurs që NYT e krahasoi me “Shark Tank”.

SpaceX do të sigurojë trajnim për astronautët për të gjithë pjesëmarrësit. Isaacman ka krijuar një site ku udhëtarët e ardhshëm të hapësirës mund të aplikojnë për t’iu bashkuar udhëtimit.

Nuk ka asnjë tarifë për të hyrë, por bërja e një donacioni për St. Jude rrit shanset e një regjstrimi për të fituar.

Ky nuk është hapi i parë i SpaceX në turizmin hapësinor. Më parë ai njoftoi një program në të cilin do të fluturonte me një klient me pagë të lartë rreth Hënës – por pasagjeri i tij i parë i planifikuar, një miliarder japonez me emrin Yusaku Maezawa, më vonë u duk se u tërhoq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë javë ‘Nike’ zbuloi atletet e para në botë që…