Spahiu i mohon akuzat e Mehmetajt, e quan gënjeshtar

29 shkurt 2024 | 21:45

Nexhmedin Spahiu, Lirim Mehmetaj, i ka mohuar akuzat e gazetarit Lirim Mehmetaj, i cili tha se nuk ka doktoratë në shkencat politike.

Spahiu në një lidhje telefonike në “Debat Plus”, tha se Mehmetaj ka gënjyer.

“Që në hapin e parë gënjeu, te biografia tregoi ku shkruante doktor shkence e injoroi. Gjysmë ore fole dhe gënjeve. S’je nivel i imi. Një student i 6-ve, fol për thirrje akademike, folur se a kam doktoraturë a jo”, tha ai.

“Kur e ke një titull doktor pavarësisht në cilën lëmi, nuk është e nevojshme secilin drejtim titullin doktor. Doktroatura e ime i ka 400 faqe”, tha ai.

Mehmetaj tutje tha se fjala është për doktoratë në Shkenca Politike dhe jo Matematikë.

Spahiu tha se ka vërtetim nga Universiteti i Tiranës dhe ai i Hamburgut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi është përplasur në Pressing me…