Spalletti i pakënaqur me paraqitjen e Zhegrovës?

20 prill 2026 | 15:42

Edon Zhegrova, më në fund pati disa minuta në dispozicion te skuadra e Juventusit në ndeshjen e fundit në kampionat.

Ai u aktivizua nga stoli në minutën e 70-të kundër Bolognas, ndeshje që Juventusi e fitoi me rezultat 2:0, të dielën mbrëma.

Megjithatë, thuhet se trajneri Luciano Spalletti ishte i zemëruar me Zhegrovën pas ndeshjes, ka raportuar gazetari italian Romero Agresti.

Sipas tij, Spalletti e ka kritikuar Zhegrovën për mungesën e disiplinës taktike, lëvizjet e paqëndrueshme dhe vendimmarrjen e dobët kundër Bologas.

Kështu që, Juventusi ka nisur tashmë ta eksplorojë tregun për një profil tjetër krahu duke e vënë Zhegrovën në listën e largimeve.

27-vjeçari që ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2030, në sezon aktual ka vetëm 22 paraqitje apo 465 minuta lojë në total në të gjitha garat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka paralajmëruar me shkrim…