Spanja do të dërgojë avionë luftarakë në Bullgari e Rumani

23 tetor 2022 | 09:46

Pas luftës në Ukrainë, Spanja thotë se do të dërgojë 14 avionë luftarakë në Bullgari dhe Rumani për ta forcuar krahun lindor të NATO-s.

Ministria e Mbrojtjes e Spanjës gjatë ditës së djeshme deklaroi se do të dërgojë gjashtë avionë të tipit “Eurofighter” dhe 130 ushtarë në Bullgari nga mesi i nëntorit dhe fillimi i dhjetorit për t’i trajnuar forcat lokale, raporton “The Guardian”.

Në deklaratë u tha se një radar vëzhgimi ajror me rreze të gjatë është vendosur në Rumani që nga 17 tetori dhe mund të qëndrojë deri në fund të qershorit 2023.

Spanja ka dërguar 12 avionë luftarakë tek anëtarët lindorë të NATO-s, Bullgari, Lituani dhe Estoni, qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të këtij viti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në fjalën e…