Spanja tallet me Shqipërinë, jep vetëm 25 mijë euro!

17 shkurt 2020 | 23:58

Shuma e mbledhur sot në Konferencën e Donatorëve në Bruksel u konsiderua një arritje e madhe nga drejtuesit e BE-së dhe qeveria shqiptare, që nuk e priste diçka të tillë.

Por ndërsa gjatë dhurimeve, pati shtete që dhanë shifra mjaft të larta duke befasuar, habi të madhe shkaktoi edhe Spanja.

Por ndryshe nga vendet e tjera dhe nga fakti që Spanja është ekonomia e pestë e BE-së, ajo u mjaftua duke dhënë në këtë konferencë vetëm 25 mijë euro.

Edhe principata e Lihtenshtejnit, që ka vetëm 38 mijë banorë dhuroi 50 mijë euro, pra dyfishin e Mbretërisë Spanjolle.

Shtetet e tjera si Malta dhe Qiproja kanë premtuar ndihmë, por nuk bënë publike shumën./shqip/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mësoni se si do të jetë moti për katër ditët…