Spanjollët, përplasje të forta me policët, s’duan masa kundër Covidit
02 nëntor 2020
| 08:32
Në sërë protestash të dhunshme kanë ndodhur në kryeqytetin spanjoll. Protestuesit janë shprehur të zemëruar për masat kundër Covidit.
Trazirat shpërthyen edhe në Barcelonë, Bilbao, Burgos, Santander dhe Valencia. Sipas raporteve të mediave, 29 oficerë policie dhe shtatë protestues u plagosën gjersa 32 njerëz u arrestuan.
Në shumë raste, dhuna duket se është ushqyer nga grupe të ekstremit të djathtë të lidhur me klube të futbollit, sipas policisë. Ndryshe, protestuesit thuhet se kanë hedhur gurë në drejtim të policisë, ua vunë flakën koshave të plehrave dhe plaçkitën disa dyqane.
https://www.youtube.com/watch?v=HQJThZuBwx0&feature=emb_title



