Spanjollët protestojnë kundër arrestimit të reperit Pablo Hasel

18 shkurt 2021 | 14:46

Policia spanjolle përdorin gazin lotsjellës, plumbat e gomës dhe bomba zhurmuese për të shpërndarë dy protesta në Madrid dhe në Barcelonë në të cilat u mblodhën mijëra vetë për të kundërshtuar arrestimin e një reperi që glorifikon terrorizimin dhe fyen monarkinë.

Fillimisht protesta në sheshin qendror Puerta del Sol të kryeqytetit ishte paqësore dhe protestuesit thërrisnin në korr “jo dhunë policore” dhe “lironi Pablo Hasel,” reperi i ndaluar të martën në qytetin katalan Lleida.

Por, policia filloi ta përçajë turmën pasi disa protestues gjuajtën me shishe dhe gurë. Ndërhyrjes së policisë, disa protestues ju përgjigjën duke ju vënë flakën koshave të mbeturinave dhe me ngritjen e barrikadave në rrugët e ngushta të Madridit.

Në kryeqytetin katalanas Barcelonë, pati gjithashtu përleshje të protestuesve me policinë.

Reperi Pablo Hasel, i njohur për prirjet e tij të ekstremit të majtë, nuk respektoi afatin e dorëzimit të premten për të vuajtur dënimin prej nëntë muaj burg të dhënë në vitin 2018, një vendim që shkaktoi pakënaqësi në Spanjë, ndërsa qeveria premtoi t’i bëjë ligjet më pak shtrënguese.

Të martën policia hyri me forcë në një ndërtesë universitare ku qëndronte reperi Hasel, ndërsa arrestimi i tij solli protesta dhe përleshje në Barcelonë dhe në disa qytetet të tjera të rajonit të Katalanjës.

Policia arrestoi 18 vetë, 55 janë plagosur, përfshirë 25 oficerë.

Organizatorët e protestave përdorën median sociale për të nxitur tubimet dhe kërkuar lirimin e reperit./Klan News/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka fituar bindshëm në zgjedhjet e 14 shkurtit,…