Spasojeviq dënohet me 3 mijë euro gjobë për nxitje të përçarjes

26 maj 2025 | 14:52

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Stefan Spasojeviq.

Ai është dënuar me 3 mijë euro gjobë për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

Spasojeviq akuzohej se në tetor të 2023-ës në Dren të Zubin Potokut kishte veshur bluzë me mbishkrime me motive nacionaliste – “Ne nuk do t’ua japim tokën e Car Dushanit”.

Shpallja e aktgjykimit është bërë të hënën nga gjykatësi i rastit, Lutfi Shala pasi i akuzuari kishte arritur marrëveshje për pranim fajësie me prokurorinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi Shala ka njoftuar se Spasojeviq dënohet me gjashtë muaj burgim, por se me pëlqimin e të akuzuarit dhe sipas marrëveshjes së arritur mes tij dhe Prokurorisë Speciale, dënimi me burgim i shndërrohet në atë me gjobë prej tre mijë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xherdan Shaqiri e mbylli këtë sezon me Baselin si kampion…