Specialja anulon seancat e javës së ardhshme në rastin e krerëve të UÇK-së

22 tetor 2025 | 11:44

Dhomat e Specializuara të Kosovës, të njohura si Gjykata Speciale, kanë anuluar seancat e planifikuara të javës së ardhshme, të parapara për datat 27 deri më 30 tetor, në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Siç është thënë në njoftim, gjykimi do të rinis më 3 nëntor 2025, duke vazhduar me seanca të tjera që sipas kalendarit, do të mbahen nga data 17 deri më 20 nëntor 2025.

“Ju informojmë se janë anuluar seancat e planifikuara në çështjen Thaçi dhe të tjerët për javën e ardhshme (27–30 tetor). Gjykimi pritet të rinis më 3 nëntor 2025, me seanca shtesë të caktuara për 17–20 nëntor 2025, ashtu siç shihet në kalendarin e gjykatës”, është thënë në njoftimin e Speciales.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Poeti, studiuesi dhe prozatori Sali Bashota vjen para lexuesit me…