Specialja ia vazhdon paraburgimin ish-ushtarit të UÇK’së, Pjetër Shala

10 shtator 2021 | 20:50

Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin ish-ushtarit të UÇK-së, Pjetër Shala.

Vendimi është marrë nga gjykatësi francez i procedurës paraprake, Nicollas Guillou, shkruan lajmi.net.

Me këtë rast, gjykatësi ka urdhëruar mbrojtjen që parashtresat e radhës mbi rishiqimin e paraburgimit t’i dërgojë jo më vonë se më 13 tetor.

Vendimi në fjalë i Speciales vjen në një kohë kur pikërisht ky institucion është shumë i përfolur në Kosovë.

Kjo pas deklaratave të zv/kryeministrit të vendit, Besnik Bislimi, për hapjen e arkivave të UÇK-së, dhe konstatimin e tij se kjo do t’i shkonte për shtati edhe Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një dalje për shtyp…