Jep dorëheqje ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut

10 shtator 2021 | 20:47

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një dalje për shtyp para pak çastesh para selisë së Qeverisë, ka bërë me dije se i ka dërguar kryeministrit Zoran Zaev propozimin për dorëheqjen e tij nga posti i ministrit të Shëndetësisë.

Dorëheqja e tij  vjen pas tre dorëheqjeve paraprake pasditen e sotme, atë të dy drejtorëve të spitalit të Tetovës dhe zëvendësit të tij, Ilir Hasani.

Edhe ai, si kolegët e tij paraprakë që dhanë dorëheqjen, e justifikon atë me përgjegjësitë morale që ai mban si ministër për tragjedinë që ndodhi në spitalin e Tetovës.

Kujtojmë se para 2 ditësh në spitalin modular të Tetovës humbën jetën 14 pacientë të shtruar me Covid-19 si shkak i rënies së zjarrit brenda në objekt.

Deri më tani, për këtë, nuk është vënë akoma asnjë person para përgjegjësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Robert Muharremi, pjesë e grupit të ekspertëve që mbështesin delegacionin…