Gruda pas dënimit të Thaçit dhe të tjerëve: Kosova të veprojë, ta mbrojë luftën e drejtë të popullit të saj
17 nëntor 2026
| 13:32
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se fjalia e ish-presidentit Hashim Thaçi, pas verdiktit të sotëm, sipas tij, e përshkruan më së miri vendimin e sotëm të Gjykatës Speciale.
“Kjo është politikë, nuk është drejtësi.”
Kjo fjali e presidentit Hashim Thaçi e përshkruan më së miri vendimin e sotëm të Gjykatës Speciale”, ka shkruar Gruda në “Facebook”.
Ai ka shtuar se Kosova duhet të veprojë dhe ta mbrojë luftën e popullit të saj për liri.
“Kosova duhet të veprojë dhe ta mbrojë luftën e drejtë të popullit të saj për liri”, ka shkruar Gruda.



