Vuçiqi i dëshpëruar në ulësen e deputetit në Kuvend, nuk e këndon as himnin e Serbisë
Pa pikë qejfi, i mërzitur dhe pa vullnet – ish-presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk e ka kënduar as himnin e vendit të tij gjatë betimit të deputetëve në Kuvendin e Serbisë. Pamjet e tij nga seanca konstituive janë bërë virale në rrjetet sociale.
Pas 14 vjetësh në pushtet, partia e tij, SNS, ka humbur shumicën parlamentare dhe është zhvendosur në opozitë. Kështu, Vuçiq është rikthyer në ulëset e deputetëve pas plot 20 vjetësh, në rrethana krejtësisht të ndryshme nga ato kur ishte në pushtet.
Gjatë ekzekutimit të himnit shtetëror serb, Vuçiq është parë duke mos kënduar, ndërsa fytyra e tij ka shprehur pakënaqësi dhe dëshpërim.
Këtë detaj e kanë vënë në pah edhe studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike (RAF), të cilët, përmes një postimi ironik në rrjetet sociale, kanë shkruar: “Pse lideri i opozitës nuk e këndon himnin?”.
Në Kuvendin e ri të Serbisë, Lista Studentore ka fituar 140 nga 250 ulëset, ndërsa SNS-ja e Vuçiqit ka siguruar 103 mandate.



