Paralajmërohen protesta nëse institucionet vazhdojnë të heshtin për krerët e UÇK-së

17 nëntor 2026 | 13:21

Iniciativa qytetare “Liria ka Emër” ka zhvilluar një aksion simbolik para Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, pas shpalljes së aktgjykimit ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Gjatë aksionit, Çlirim Haziri, nga iniciativa qytetare “Jo në emrin tim”, ka paralajmëruar protesta nëse institucionet vazhdojnë të heshtin përballë shqetësimeve lidhur me procesin gjyqësor ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Haziri u ka bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesve të tij në Kosovë që të reagojnë ndaj shqetësimeve të ngritura për mënyrën e zhvillimit të procesit gjyqësor në Hagë.

“Ne nuk kërkojmë trajtim të privilegjuar për Thaçin dhe të tjerët. Kërkojmë atë që i takon çdo njeriu, drejtësi të paanshme dhe respektim të dinjitetit njerëzor”, ka deklaruar Haziri.

Ai ka kërkuar që institucionet dhe përfaqësuesit evropianë të mos i injorojnë shqetësimet e ngritura, duke insistuar në respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Në kuadër të aksionit, para objektit të BE-së është vendosur një pankartë me mbishkrimin “Evropë, ku është drejtësia?”, përmes së cilës organizatorët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj drejtësisë ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Pa pikë qejfi, i mërzitur dhe pa vullnet – ish-presidenti…