Aleanca kërkon nga Kryesia e Kuvendit kthimin prapa të rekomandimit për shkarkimin e anëtarëve të KPMSHCK-së

17 nëntor 2026 | 13:21

Aleanca, përmes deputetes Albana Bytyqi, në cilësinë e Nënkryetares së Parë të Komisionit për Administratë Publike, ka reaguar ndaj nismës së Lëvizjes Vetëvendosje për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil.

Përmes këtij reagimi, është kërkuar nga Kryesia e Kuvendit që sot ta kthejë mbrapsht rekomandimin e Komisionit, duke e cilësuar procesin si të paarsyetuar dhe në kundërshtim me procedurat parlamentare.

“Është skandaloze që Vetëvendosje, me votat e veta në Komision, kërkon dhe rekomandon shkarkimin e anëtarëve të një institucioni të pavarur, pa arsyetim dhe pa respektuar procedurat parlamentare. Kjo nuk është reformë, por tentativë për kapje politike të institucioneve të pavarura dhe të administratës shtetërore”, ka deklaruar deputetja Bytyqi.

Aleanca rikujton se institucionet e shtetit nuk janë pronë e asnjë partie dhe kërkon që të ndalet kapja e shtetit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Iniciativa qytetare “Liria ka Emër” ka zhvilluar një aksion simbolik…